Kur ora të shënojë 4
- Alba Muceku
- Aug 14, 2024
- 1 min read

Kur ora të shënojë 4 e mëngjesit,
atëherë kur kohët duken më të kobshmet,
kur të gjithë janë në gjumë
e mund të ndihesh e vetmuar,
Imagjino sikur po flet me mua.
Mendoje këtë edhe nëse në të vërtetë
nuk dëshiron të flasësh me mua,
ose edhe nëse unë s’dua të flas me ty,
ose edhe nëse s’duam të flasim të dy.
Ti e di, unë mbahem për fjalëpak,
e ndonjëherë mund të më pandehin për tip të trishtuar.
Mbase s’mund të të ofroj shumë dritë
dhe ngrohtësi me mendimet e mia,
por të paktën s’do të jesh i vetmuar në të tuat.
Ne, mund të kemi ca hatërmbetje,
(E kush nuk i ka?!) unë me ty, e ti me mua.
Unë me siguri, me vrer do të të hedh kunja.
Po ti folmë, thirrmë.
Më shkund nga supet e bërtitmë!Kërkomë të flas, të them të vërtetën.
Kur ora të shënojë 4 në mëngjes,
atëherë kur thirrjet nga minaretë të mos i dëgjosh dot,
se je larg nga shtëpia, diku në vend të huaj,
ditën mos e prit për të aguar,
Por e qetë e pa trishtim fli,
Gjithmonë do të më kesh mua.
Comments